Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Venezuelë më 14 prill


Drejtimin e përkohshëm të Venezuelës e ka marrë nënpresidenti Nicolas Maduro.,
Drejtimin e përkohshëm të Venezuelës e ka marrë nënpresidenti Nicolas Maduro.,
Këshilli Zgjedhor i Venezuelës ka njoftuar se votimet për të zgjedhur pasardhësin e presidentit të ndjerë, Hugo Chavez, do të mbahen më 14 prill.

Drejtimin e përkohshëm të vendit, të premten e ka marrë nënpresidenti Nicolas Maduro.

Ky i fundit do të garojë në zgjedhje si kandidat i socialistëve të Chavezit, ndërsa Henrique Capriles si kandidat i opozitës.

Capriles ka humbur kundrejt Chavezit në zgjedhjet presidenciale të tetorit të kaluar.

Chavez ka vdekur të martën, pas betejës dyvjeçare me kancerin.
XS
SM
MD
LG