Ndërlidhjet

Policia përleshet me protestuesit në Baku


Baku, 10 mars 2013.
Baku, 10 mars 2013.
Policia e Azerbajxhanit ka përdorur plumbat e gomës, topat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e tubuar në Baku.

Shërbimi azerbajxhanas i Radios Evropa e Lirë raporton për dhjetëra protestues të arrestuar.

Protesta është mbajtur kundër vdekjeve dhe abuzimeve të dyshuara të rekrutëve në ushtrinë e Azerbajxhanit.

Më tetë mars janë arrestuar disa aktivistë, tre prej të cilëve janë akuzuar për posedim të paligjshëm të drogës dhe armëve. Opozita thotë se qeveria ka pasur qëllim të parandalojë protestën.
XS
SM
MD
LG