Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e pengjeve në Nigeri


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Jashtme e Italisë ka thënë se një shtetas italian dhe gjashtë të tjerë, të cilët janë rrëmbyer në Nigeri muajin e kaluar, janë vrarë.

Ministria e Jashtme e Greqisë po ashtu ka bërë të ditur se një shtetas i saj ka qenë në mesin e pengjeve të vrara.

Roma ka hedhur poshtë spekulimet se ka pasur përpjekje ushtarake për të lirguar pengjet.

Grupi islamik i Nigerisë, Ansaru, ka njoftuar të shtunën se ka vrarë pengjet, të cilat janë marrë nga një lokacion ndërtimor në veri të vendit.

Policia nigeriane ka thënë se të rrëmbyerit kanë përfshirë: katër libanezë, një britanik, një grek dhe një Italian.
XS
SM
MD
LG