Ndërlidhjet

Serbia insiston: Asociacion ekzekutiv


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Një një intervistë për mediat në Beograd, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë asgjë që nuk siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

“Prishtina hedh poshtë propozimet tona për bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive të saj”, ka thënë Daçiq.

Po sipas tij, Serbia, për hir të marrjes së dates së negociatave evropiane, nuk do të heqë dorë nga politika e saj.

Daçiq i ka bërë këto komente në prag të takimit të sotëm në Bruksel të autoriteteve shtetërore të Serbisë me diplomatë evropianë.

Prishtina kundërshton fuqishëm kompetencat legjislative dhe ekzekutive për asociacionin e komunave serbe.
XS
SM
MD
LG