Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan


Provinca Vardak
Provinca Vardak
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se dy ushtarë të saj janë vrarë në Afganistan, së bashku me disa trupa lokale, si pasojë e një sulmi të brendshëm.

Zyrtarët afganë kanë thënë se incidenti ka ndodhur në provincën Vardak, në jug të Kabulit.

Ushtria amerikane ka qartësuar se një individ i veshur me uniformë të Forcës së Sigurisë Kombëtare të Afganistanit ka kthyer armët kah trupat e SHBA-së dhe ato afgane.

Zyrtari i Qeverisë së Afganistanit, Sediq Sediqqi, ka thënë se policia hetimore është dërguar në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG