Ndërlidhjet

Libi: 51 viktima nga alkooli


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 51 njerëz kanë humbur jetën, pasi kanë pirë alkool të prishur në Tripoli të Libisë.

Autoritetet thonë se 378 persona janë pranuar në spitalet e kryeqytetit dhe se numri i tyre mund të rritet.

BBC raporton se vdekjet kanë ndodhur si pasojë e helmimit me metanol dhe se shumë pacientë i janë nënshtruar dializës së veshkave.

Konsumimi dhe shitja e alkoolit është e paligjshme në Libi, por ai mund të gjendet në tregun e zi.
XS
SM
MD
LG