Ndërlidhjet

BE, sanksione të reja ndaj Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit të së hënës në Bruksel, kanë shtuar nëntë persona në listën e shtetasve iranianë, të cilët përballen me ndalesa në udhëtim dhe asete të ngrira.

Numri total i iranianëve të sanksionuar tani është 87.

Ministrat po ashtu kanë ngrirë asetet për një “entitet”, që do të thotë kompani ose organizatë.

Sanksionet do të jenë aktive deri më 13 prill të vitit 2014.

Emrat e të sanksionuarve pritet të bëhen publikë të martën.
XS
SM
MD
LG