Ndërlidhjet

Carney: Komentet e Karzait-të rreme


Jay Carney
Jay Carney
Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e presidentit afgan Hamid Karzai, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara po përfitojnë nga sulmet e talibanëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se “çdo sugjerim se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me talebanët është kategorikisht i rremë”.

Karzai tha të dielën se sulmet talebane e ndihmojnë Uashingtonin, që të bindë afganët se trupat amerikane janë të nevojshëm këtu edhe pas tërheqjes së planifikuar në viitn 2014.

Carney tha se sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel diskutoi këtë çështje me Karzain gjatë vizitës së tij të parë në vend.
XS
SM
MD
LG