Ndërlidhjet

Rusia, Nikaragua shkatërrojnë një rrjet droge


Ilustrim
Ilustrim
Rusia dhe Nikaragua kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit të drogës që furnizonte Evropën me kokainë.

Komisioneri i policisë së Nikaraguas tha se forcat e tij, me ndihmën e autoriteteve ruse, kanë arrestuar 26 anëtarë të dyshuar të rrjetit.

Komisioneri tha se të arrestuarit kanë lidhje me një biznesmen të Nikaraguas, Henry Farinas, i cili u dënua në vitin e kaluar me 30 vjet burg për trafikim të drogës dhe spastrim parash.

Martin Flores, një shtetas meksikan i cili udhëhoqi rrjetin, ishte midis të arrestuarve në fillim të marsit.

Rusia dhe Nikaragua në vitin e kaluar nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar trafikun e drogës që përfshin shkëmbimin e asistencës teknike, trajnimeve dhe informimit.
XS
SM
MD
LG