Ndërlidhjet

Tadiq tërheq vërejtjen për Kosovën


Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq
Ish presidenti i Serbisë, dhe tani kryetar nderi i Partisë Demokratike, Boris Tadiq ka deklaruar se nuk do të pranonte çfarëdolloj zgjidhje për Kosovën si kusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Nuk do të pranoja çfarëdo zgjidhje për Kosovën me kusht të marrjes së datës, sepse ekzistojnë kritere për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë Tadiq për televizionin B92.

Ai ka shtuar se kryeministri aktual, Ivica Daçiq nuk ka të drejtë kur thotë se qeveritë e viteve të kaluara kanë “gënjyer kur kanë thënë se Kosova është e jona”.

Aktualisht Kosova e Serbia po zhvillojnë bisedime në nivel kryeministrash në Bruksel, ndërsa tema kryesore që po diskutohet në takimet e fundit është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG