Ndërlidhjet

Brazili akuzon për mashtrim presidentin e Barcelonës


Ndeshje Barcelona-Real Madrid, foto nga arkivi
Ndeshje Barcelona-Real Madrid, foto nga arkivi
Presidenti i Barcelonës Sandro Rosell është akuzuar në Brazil se në mënyrë ilegale ka përfituar nga një miqësore e organizuar nga kompania e tij e marketingut në vitin 2008.

Prokurorët thanë se kompania për marketing sportiv Ailanto, në pronësi të tij, ishte kontraktuar për të organziuar miqësoren mes Brazilit dhe Portugalisë, pa ndonjë proces të duhur ofertues.

Ata thonë gjithashtu se një dokument flas është përdorur për t’ia dhënë kompanisë kontratën për ndeshjen.

Prokurorët thanë se Ailanto ka marrë 4 milionë euro për organizimin e ndeshjesn në Brazilia, kryeqytetin brazilian.

Rosell, president i Barcelonës që nga korriku i vitit 2010, mund të përballet me tetë vjet burg në Brazil, po qe se shpallet fajtor.

Mediat lokale thonë se avokati i Rosellit në Brazil ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur ato si “të papërgjegjshme”.
XS
SM
MD
LG