Ndërlidhjet

Kardinalët hyjnë në Kapelën Sistine


Vatikan
Vatikan
Kardinalët e krishterë kanë hyrë në Kapelën Sistine, ku sot nisin votimin për zgjedhjen e papës së ri të Kishës Katolike.

Të 115 kardinalët zgjedhës do të mbyllen në kapelë, pasi të bëjnë betimin e sekretit.

Ata do të votojnë katër herë në ditë derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.

Sot në mëngjes, kardinalët kanë ndjekur “Meshën për Zgjedhjen e Papës” në bazilikën e Shën Pjetrit.

Zgjedhja e papës së ri vjen pas dorëheqjes së papritur të Benedictit XVI, muajin e kaluar.

Favorit të qartë për marrjen e detyrave të Papatit nuk ka.
XS
SM
MD
LG