Ndërlidhjet

Polici njujorkez, fajtor për komplot kanibal


Ilustrim
Ilustrim
Një polic i Nju Jorkut është gjetur fajtor për komplot për vrasjen e gruas së tij dhe për zierjen dhe ngrënien e disa grave të tjera.

Gilberto Valle, 28 vjeç, është arrestuar vitin e kaluar nga Byroja Federale e Inteligjencës (FBI), pas paralajmërimeve të bashkëshortes së tij.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se e gjithë ngjarja ka qenë një fantzai e sajuar, duke shfletuar faqet e internetit.

Por, Gjykata Federale në Menhaten ka thënë se ka mbledhur fakte, që e bëjnë fajtor Vallen.

“Kemi gjetur se planet e detajizuara të Gilberto Valles për rrëmbimin e grave, me qëllim të kryerjes së krimeve groteske, kanë qenë reale dhe ai shpallet fajtor”.

“Interneti është forum për shkëmbimin e lirë të ideve, por nuk ofron imunitet për komplotin e krimeve dhe ndërmarrjen e hapave për kryerjen e atyre krimeve”, ka thënë prokurori Preet Bharara.
XS
SM
MD
LG