Ndërlidhjet

Rajkov, kryeministër i përkohshëm i Bullgarisë


Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevnelijev, ka emëruar diplomatin Marin Rajkov në postin e kryetarit të qeverisë së përkohshme, raporton Reuters.

“Kryeministri duhet të jetë një diplomat i mirë. Duhet të jetë i arsyeshëm dhe i aftë për të mbrojtur interesat e Bullgarisë në Bruksel”, u ka thënë Plevnelijev gazetarëve, teksa ka bërë publike përbërjen e qeverisë së përkohshme, e cila do të veprojë deri në zgjedhjet e parakohshme të 12 majit.

Protestat për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike dhe rritjes së varfërisë në Bullgari, gradualisht janë shndërruar në trazira qytetare dhe kanë detyruar qeverinë e kryeministrit Bojko Borisov të japë dorëheqje në muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG