Ndërlidhjet

Gjeorgjia paralajmëron kundër cenimit të territorit të saj


Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maya Panjikidze.
Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maya Panjikidze.
Ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Maya Panjikidze, ka dënuar planet për bisedime midis liderit të rajonit separatist të Gjeorgjisë – Abkhazisë – Aleksandr Ankvab, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Çdo hap i ndërmarrë kundër integritetit territorial të Gjeorgjisë meriton kritikat tona serioze”, ka thënë Panjikidze.

Ankvab ka nisur të martën vizitën në Moskë dhe sot pritet të takojë Putinin.

Rusia ka njohur Abkhazinë dhe një tjetër rajon separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut, si shtete të pavarura pas luftës pesëditëshe midis saj dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit 2008.

Gjeorgjia i konsideron dy rajonet si pjesë integrale të territorit të saj.
XS
SM
MD
LG