Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian kujton Gjingjiqin


Zoran Gjingjiq
Zoran Gjingjiq
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kujtuar sot kryeministrin e ndjerë të Serbisë, Zoran Gjingjiq, me rastin e 10-vjetorit të vrasjes së tij.

Në fillim të seancës plenare, presidenti i PE-së, Martin Schulz, ka shfaqur shpresën se “trashëgimia politike e Gjingjiqit do të frymëzojë brezin e tanishëm të politikanëve serbë, që të vazhdojnë rrugën e tij të integrimit evropian dhe të pajtimit rajonal”.

“Si kryeministër, Gjingjiq ka udhëhequr politikë të vendosur të reformave dhe ka punuar për integrimin e Serbisë në Evropë. Vdekja e këtij vizionari dhe e këtij burrështetasi pro-evropian ka qenë humbje e madhe për tërë Evropën”, ka thënë Schulz.

Gjingjiq është vrarë më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.

Ai ka luajtur rol kyç edhe në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 dhe ekstradimin e tij në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte.
XS
SM
MD
LG