Ndërlidhjet

Ksenofobia mbetet e lartë në Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Qendra Sova me seli në Moskë thotë se niveli i ksenofobisë dhe nacionalizmit radikal në Rusi ka mbetur i lartë edhe në vitin e kaluar.

Duke paraqitur raportin për vitin 2012, ekspertët e Sovas thanë se 19 njerëz janë vrarë dhe 187 janë lënduar si pasojë e sulmeve me motive urrejtjeje.

Ata thanë se nacionalistët radikalë i kanë vënë në shënjestër jo vetëm individët josllavë, por edhe aktivistët që kundërshtojnë racizmin dhe përfaqësuesit e minoriteteve seksuale dhe mbështetësit e tyre.

Ekspertët kanë ngritur shqetësimet mbi fakin se policia në Rusi është fokusuar kryesisht në zënien e ultranacionalistëve dhe racistëve që shprehin pikëpamjet e tyre online, derisa kanë injoruar dhunën kundër minoriteteve etnike dhe seksuale në rrugë.
XS
SM
MD
LG