Ndërlidhjet

Hoxhaj: KE po hapet ndaj Kosovës


Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takimin me Thorbjorn Jagland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, duke shënuar takimin e parë zyrtar, bilateral ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Republikës së Kosovës, bën me dije përmes një komunikate MPJ-ja.

Sipas njpftimit, pas takimit, ministri Hoxhaj, theksoi se KE në pesë vjetët e fundit, pas shpalljes së pavarësisë ka pasur një qasje shumë të mbyllur karshi Republikës së Kosovës.

“Fakti që sekretari Jagland na priti në një takim bilateral, mendoj që është ndër hapat më të rëndësishëm historik në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Në kuadër të vizitës në Strasburg, Hoxhaj thuhet se ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë tjerë të lartë dhe deputetë të Këshillit të Evropës.
XS
SM
MD
LG