Ndërlidhjet

Papa Françesk është nga Argjentina


Papa i ri ka zgjedhur të quhet Papa Françesk...
Papa i ri ka zgjedhur të quhet Papa Françesk...
Kardinalët në Vatikan kanë zgjedhur Jorge Mario Bergoglion të Argjentinës papë të ri, që do ta drejtojë Kishën Katolike në botë.

Papa i ri ka zgjedhur të quhet Papa Françesk.

Kardinali Bergoglio është nga Buenos Ajresi dhe është 76 vjeç.

Agjencitë e lajmeve raporotjnë se ai është papa i parë joevropian.

Papa Françesk është papa i 266-të në historinë dy mijë vjeçare të Kishës Katolike dhe merr këtë detyrë në një kohë krize dhe vështirësish.

Edhe pse është konservativ, ai shihet si reformist dhe nuk ishte në mesin e grupit të vogël që shiheshin si kandidatët më potnecialë para zgjedhjes.

Ndryshe, tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, në orën 19, duke sinjalizuar se kardinalët kanë zgjedhur papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.

Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit.

Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.

Identiteti i papës së ri do të shpallet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit brenda një ore, njofton Reuters.(a.i.)
XS
SM
MD
LG