Ndërlidhjet

Izrael: Partitë arritën marrëveshje për koalicion


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Zëdhënësja e partisë Likud, Noga Katz, që udhëhiqet nga kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanjyahu, ka thënë sot se është arritur marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës.

Ajo, mëtutje, ka theksuar se blloku Likud – Yisrael Beitenu, do të jetë në koalicion me disa parti të tjera më të vogla, në mesin e të cilave është edhe grupi që udhëhiqet nga ish ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni.

Një zëdhënëse e parties së qendrës, Yesh Atid, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

Benjamin Netanyahu, blloku i të cilit i ka fituar 31 vende në Parlamentin me 120 deputetë, është ballafaquar me problem për ta formuar koalicionin e ri qeverisës, prej 22 Janarit të këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet.

Marrëveshja e arritur për koalicion i mundëson Netanyahut që t’i ketë 68 vende në Parlament.

Pritet që formimi i qeverisë së Izraelit të bëhet javën e ardhshme, para vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG