Ndërlidhjet

Beograd: Ashton takon kreun shtetëror të Serbisë


Catherine Ashton gjatë takimit në Prishtinë
Catherine Ashton gjatë takimit në Prishtinë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e ka filluar një takim me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeminsitrin Ivica Daçiq, dhe nënkryetarin e qeverisë, Aleksadar Vuçiq.

Takimi i dytë këtë javë i zonjës Ashton me kreun shtetëror të Serbisë ka filluar aty kah ora 13, në Pallatin Serbia në Beograd.

Ajo ka arritur në Beograd, nga Prishtina, ku ka bisduar me zyrtarët më të lartë dhe me liderët e partive politike të Kosovës.

Pas këtyre bisedimeve zyrtarja e lartë e BE-së nuk ka dhënë deklarata.
XS
SM
MD
LG