Ndërlidhjet

Papa: Dorëheqja e Benediktit-historike


Papa Françesku I, Vatikan, 14 mars
Papa Françesku I, Vatikan, 14 mars
Papa Françesku e ka quajtur dorëheqjen e parardhësit të tij Benediktit XVI si historike dhe si një “akt të përulur dhe inkurajues”.

Ai ka bërë këto komente në një fjalim para kardinalëve në Vatikan.

Papa Françesku tha se Benedikti që dha dorëheqje në muajin e kaluar, “ka ndezur një flakë thellë në zemrat tona që ende vazhdon të digjet”.

Papa Françesku u zgjodh në krye të Kishës Katolike të mërkurën mbrëma.

Ai është kardinal nga Argjentina dhe shënon herën e parë në më shumë se një mijë vjet që në krye të Kishës Katolike vjen një joevropian.
XS
SM
MD
LG