Ndërlidhjet

Detroiti zhytet në krizë të thellë ekonomike


Detorit, foto nga arkivi
Detorit, foto nga arkivi
Guvernatori i shtetit amerikan të Miçiganit ka caktuar një avokat si menaxher emergjent i qytetit të trazuar financiarisht të Detroitit.

Emërimi i Kevyn Orrit bën që financat e Detroitit, qytetit më të madh amerikan, të vendosen nën mbikëqyrjen e shtetit.

Detroiti, dikur qendër e industrisë së automjetve, ka tash një deficit buxhetor prej 327 milionë dollarësh dhe borxhe prej 14 miliardë dollarësh.

Qyteti ka një papunësi prej 18. 2 për qind, që është dyfishi i papuënssë së SHBA-së në nivle kombëtar.

Orr ka mbikëqyri ristrukturimin e kompanisë automobilistike të Detroitit Chrysler gjatë procedurave të falimentimit në vitin 2009.

Ai do të ketë autoritetin për të punësuar dhe pushuar punëtorët, për të rinegociuar kontratat e punës, dhe të shesë asetet.
XS
SM
MD
LG