Ndërlidhjet

Në pranga 19 spastrues parash në SHBA


Ilustrim
Ilustrim
Nëtëmbëdhjetë persona janë akuzuar për se kanë organizuar spastrim të dhjetëra miliona dollarëve përmes narkotikëve duke shkuar nga SHBA në Kolumbi.

Sipas aktakuzave të një gjykate në Bruklin, skema ka nisur diku në vitin 2006.

Dymbëdhjetë nga të pandehurit, që dyshohet se kanë qenë ndërmjetësues parash, janë arrestuar në Kolumbi.

Autoritetet kanë thënë se ata i kanë ndihmuar organizatave për trafikim droge në Kolumbi duke spastruar paratë në SHBA.

Katër të tjerë janë arrestuar në Queens, Long Island, New Jersey dhe Connecticut. Tre te tjerë ishin paraburgosur më herët.
XS
SM
MD
LG