Ndërlidhjet

Qiproja në telashe me taksat e depozitave


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësit në Qipro pritet të vendosin sot nëse njerëzit me kursime në banka duhet të paguajnë taksa për depozitat e tyre.

Kjo është kërkesë e huadhënësve ndërkombëtarë, të cilët, të shtunën, kanë miratuar paketën prej 10 miliardë dollarësh, për të ndihmuar Qipron nga falimentimi.

Sido që të jetë, lajmi është pritur me zemërim nga qipriotët, pasi taksat e propozuara për depozita janë 9.9 për qind për ato që kalojnë 100,000 euro dhe 6.7 për qind për ato që janë më pak.

Shumë depozitues në bankat e Qipros besohet të jenë edhe rusë, të cilët kanë biznese në këtë vend.
XS
SM
MD
LG