Ndërlidhjet

Personalitetet arrijnë në Romë për inaugurimin e Papës


Papa Françesku
Papa Françesku
Liderë botërorë kanë nisur të arrijnë në Romë për inaugurimin e papës së ri të Kishës Katolike.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur të dielën vonë, ashtu si edhe presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner.

Në inaugurimin e së martës pritet të marrin pjesë edhe personalitete të tjera, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, dhe kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Papa Françesku I është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë më 13 mars, duke pasuar Benedictin XVI. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar për shkak të problemeve me shëndetin.
XS
SM
MD
LG