Ndërlidhjet

Morsi për vizitë në Islamabad


Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka arritur në Islambad, në vizitën e parë nga një lider egjiptian në disa dekada.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Aizaz Chaudhry, ka thënë se Morsi po zhvillon bisedime me presidentin Asif Ali Zardari.

Sipas burimit të njëjtë, dy presidentët do të nënshkruajnë disa marrëveshje.

Zëdhënësi i ministrisë po ashtu ka thënë se Gamal Abdel Nasser ka qenë lideri i fundit i Egjiptit që ka bërë vizitë shtetërore në Pakistan, në vitet 1960.
XS
SM
MD
LG