Ndërlidhjet

OKB nis diskutimin për traktatin e armëve


Ilustrim
Ilustrim
Diplomatë dhe ekspertë mblidhen sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për raundin e ri të negociatave, të cilat synojnë përpilimin e traktatit të parë të detyrueshëm, që rregullon tregtinë e armëve në botë.

Negociatat që nisin sot, do të zgjasin deri më 28 mars.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për të bërë presion mbi fuqitë botërore që të arrijnë marrëveshje, ka deklaruar se negociatat janë “përpjekja e fundit” për traktatin.

Bisedimet në korrik të vitit të kaluar kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

Në mesin e shteteve ka ndarje të mprehta rreth traktatit eventual.

Mbështetësit e tij duan kërkesa të detyrueshme ligjore për vendet, që të rishikojnë transferimet ndërkufitare të armëve dhe të sigurojnë se ato nuk përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut apo të embargove.
XS
SM
MD
LG