Ndërlidhjet

Pakistan: 4 të vrarë nga sulmi në gjykata


Sulmi në Peshauar, 18 mars 2013.
Sulmi në Peshauar, 18 mars 2013.
Katër njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i militantëve në kompleksin e gjykatave në Peshauar të Pakistanit.

“Dy terroristë kanë hyrë në komplesin e gjykatave, pasi kanë qëlluar tre policët në hyrjen kryesore. Ata kanë arritur në ndërtesën kryesore, por tani janë të vrarë. Njëri nga ta ka shpërthyer eksplozivët, ndërsa tjetri është vrarë nga policët. Tani nuk ka pengje dhe nuk ka terroristë brenda ambienteve të kompleksit gjyqësor”, ka thënë shefi i policisë në Peshauar, Imtiaz Altaf.

Sipas tij, shumica e viktimave kanë pësuar brenda një salle të gjyqit.

Peshauari është i rrethuar me territore fisnore dhe shpesh është shënjestër e talibanëve dhe ekstremistëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG