Ndërlidhjet

Nisin bisedimet për pajtim kombëtar në Jemen


Jemen
Jemen
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbështetur dialogun kombëtar, i cili ka filluar në Jemen.

Dialogu ka për synim që të hapë rrugën drejt një kushtetute të re dhe zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2014.

Më shumë se 500 përfaqësues të grupeve të ndryshme politike pritet të marrin pjesë në diskutimet që zhvillohen në kryeqytetin Sana. Diskutimet pritet të zgjasin rreth gjashtë muaj.

Këtë nismë e kanë kundërshtuar fraksione separatiste që janë nga Jemeni jugor. Ato kanë bojkotuar bisedimet.

Bisedimet janë pjesë e një marrëveshjeje me ish-presidentin Ali Abdullah Saleh, i cili u largua nga pushteti në vitin 2011 pas kryengritjes kundër tij.

Zëvendësi i tij, Mansour Hadi Abdrabbuh, u bë president në vitin e kaluar, pas një votimi në të cilin ai nuk pati kundërkandidat.
XS
SM
MD
LG