Ndërlidhjet

Siri: Kryeministri opozitar e përjashton dialogun me Assadin


Ghassan Hitto në konferencën për shtyp para gazetarëve në Stamboll
Ghassan Hitto në konferencën për shtyp para gazetarëve në Stamboll
Kryeministri i ri i përkohshëm i opozitës në Siri, Ghassan Hitto, thotë se “nuk do të ketë dialog” me regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.

Këto komente ai i bëri sot në fjalimin e tij në Stamboll të Turqisë, pasi u zgjodh nga Koalicioni Kombëtar Sirian.

Zoti Hitto ka njoftuar se selia e qeverisë së përkohshme do të jetë në territoret nën kontrollin e kryengritësve në pjesën veriore të Sirisë dhe ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare.

Analistët thonë se megjithatë, është e paqartë nëse kryengritësit që po luftojnë kundër forcave të Assadit në Siri, do ta pranojnë autoritetin e qeverisë së përkohshme.

Zoti Hitto është i lindur në Damask, në vitin 1963, dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara për dekada. Ai kishte punuar në teknologji dhe ishte i angazhuar në disa çështje të ndërlidhura me islamin.
XS
SM
MD
LG