Ndërlidhjet

Vatikan: Papa Françesk e priti kryeministrin Thaçi


Pamje e zyrtarëve nga e gjithë bota, që morën pjesë në inaugurimin e Papës në Vatikan, në mesin e tyre edhe Hashim Thaçi dhe Joe Biden
Pamje e zyrtarëve nga e gjithë bota, që morën pjesë në inaugurimin e Papës në Vatikan, në mesin e tyre edhe Hashim Thaçi dhe Joe Biden
Gjatë qëndrimit në Vatikan, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në audiencë private nga Papa Françesk, njofton faqja në Internet e kryeministrisë.

Kryeministri Hashim Thaçi e ka informuar Papën Françesk për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, kryeministri Thaçi i kërkoi Papës njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Françesk, në Vatikan, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, thuhet në faqen në Internet të kryeminsitrisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG