Ndërlidhjet

Poloni: Shpëtojnë minatorët e bllokuar nëntokë


Ilustrim
Ilustrim
Mediat në Poloni raportojnë se 19 minatorët e bllokuar nëntokë në një minierë bakri, për shkak të një tërmeti, kanë shpëtuar pas një kërkimi shtatë orësh.

Tërmeti thuhet të ketë qenë me magnitudë 4.7 dhe ka ndodhur të martën vonë, ku ka shkaktuar shembjen e shkëmbinjve dhe zënien e minatorëve rreth 950 metra nën tokë, në jug të Polonisë.

Një ekip prej 25 shpëtimtarëve kanë punuar shtatë orë për të arritur në vendin ku kanë qenë të bllokuar minatorët.

Një nga minatorët ka pësuar lëndime të lehta, kurse të tjerët janë në gjendje të mirë.
XS
SM
MD
LG