Ndërlidhjet

Gjermania paralajmëron Qipron pas refuzimit të ndihmës


Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, ka paralajmëruar se disa banka të Qipros mund të mos hapen kurrë.

Pasi Parlamenti i Qipros ka refuzuar marrëveshjen prej 10 miliardë eurosh ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë, Schaeuble ka thënë se dy nga bnkat më të mëdha të Qipros mbështeten nga likuiditeti emergjent i Bankës Qendrore Evropiane.

“Dikush duhet t’ua shpjegojë këtë qipriotëve”, ka thënë Schaeuble.

Në anën tjetër, ministri i Financave të Qipros, Michail Sarris, ka udhëtuar drejt Moskës për të kërkuar ndihmë financiare.

Ai do të takojë sot homologun rus, Anton Siluanov.

Qeveria qipriote është duke mbajtur takime urgjente, pas refuzimit të paketës së ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e cila parashihte taksa deri në 10 për qind në depozitat e qipriotëve.
XS
SM
MD
LG