Ndërlidhjet

Grupi majtist, përgjegjës për sulmet në Turqi


Sela e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara.
Sela e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara.
Një grup majtist ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Ministrinë e Drejtësisë në Turqi dhe në selinë e partisë në pushtet.

Fronti Revolucionar për Çlirim, ose DHKP-C, ka thënë se ka kryer sulmet në hakmarrje për goditjen e policisë mbi anëtarët e tij.

Të martën, sulmuesit kanë hedhur një raketë në selinë e Partisë për Zhvllim dhë Drejtësi të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, dhe dy granata dore në parkingun e Ministrisë së Drejtësisë, duke plagosur një person.

Muajin e kaluar, DHKP-C ka kryer një sulm vetëvrasës në ambasadën e SHBA-së në Ankara, duke vrarë rojën e sigurisë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë DHKP-C-në si organizatë terroriste.
XS
SM
MD
LG