Ndërlidhjet

Qiproja në kërkim të zgjidhjes për krizën


Parlamenti i Qipros
Parlamenti i Qipros
Liderët politikë në Qipro janë duke zhvilluar bisedime urgjente, me qëllim gjetjen e mënyrave alternative për shmangien e falimentimit. Parlamenti i këtij vendi ka refuzuar propozimin e huadhënësve ndërkombëtarë për ndihmë.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë pajtuar që t’i japin Qipros 10 milionë euro kredi, me kusht që Nikozia të vërë deri në 10 për qind taksa në depozitat bankare, por ligjvënësit qipriotë kanë hedhur poshtë planin.

Komisioni Evropian ka thënë të mërkurën se tani i përket Qipros që të gjejë propozime alterantive, por me të cilat pajtohen të gjithë të përfshirët.

Ndërkohë, ministri qipriot i Financave, Michalis Sarris, ka kërkuar sot në Moskë ndihmën e Rusisë për bankat e Qipros.

Nuk është raportuar për ndonjë arritje, por mediat ruse kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë të enjten.
XS
SM
MD
LG