Ndërlidhjet

Oçalan paralajmëron armëpushim me Turqinë


Lideri i kurdëve, Abdullah Oçalan
Lideri i kurdëve, Abdullah Oçalan
Lideri i kurdëve, Abdullah Oçalan, i cili po vuan dënimin me burgim të perjetshëm, ka paralajmëruar armëpushim me Turqinë.

Mesazhi është lexuar nga kreu i Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, para një turme të madhe njerëzish në Turqinë juglindore.

Oçalan nëpërmjet letrës ka thënë se dera është e hapur për procese demokratike në Turqi.

Konflikti midis autoriteteve turke dhe kryengritësve kurdë po vazhon për rreth tridhjetë vjet dhe në të kanë humbur jetën rreth 40 mijë njerëz.

Oçalan është burgosur, pasi është arrestuar nga forcat turke në Kenia në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG