Ndërlidhjet

Vuçiq: Oferta në Bruksel ka qenë e papranueshme


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë rrethit të shtatë të bisedimeve me Kosovën në Bruksel, është paraqitur një dokument, i cili nuk i ka dhënë “as 1% shans Serbisë që ta pranojë”.

Ai i ka thënë kabinetit qeveritar në Beograd se askush, përveç palës serbe, nuk ka treguar vullnet për kompromis.

Disa media serbe kanë thënë se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë bisedimeve të së mërkurës me homologun kosovar, Hashim Thaçi, ka qenë në kontakt të pandërprerë me Vuçiqin.

Thaçi dhe Daçiq janë shfaqur për herë të parë në konferencë të përbashkët për media, pas përfundimit të rrethit të shtatë të dialogut.

Të dy ata kanë thënë se është shënuar përparim drejt marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG