Ndërlidhjet

Netanjahu i kërkon falje Erdoganit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar për rivendosjen e marrëdhënieve normale diplomatike me Turqinë, pasi ka kërkuar falje për vdekjen e nëntë aktivistëve turq në incidentin e vitit 2010.

Aktivistët kanë pësuar kur ushtria izraelite ka basistur një flotë ndërkombëtare, e cila transportonte ndihma për Rripin e Gazës.

Zyra e Netanjahut ka thënë se ky i fundit ka kërkuar falje gjatë një bisede telefonike me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Netanjahu po ashtu është pajtuar që të paguajë kompensim për familjet e të vrarëve në sulm.

Turqia, pas këtij incidenti, kishte tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli dhe kishte ngrirë bashkëpunimin ushtarak.
XS
SM
MD
LG