Ndërlidhjet

Obama arrin në Jordani


Aman, 22 mars 2013.
Aman, 22 mars 2013.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Jordani, pas qëndrimit treditor në Izrael.

Obama do të takojë Mbretin Abdullah në Aman, me të cilin do të diskutojë konfliktin izraelito-paletinez dhe luftën civile në Siri.

Gjatë qëndrimit në Izrael, presidenti amerikan u ka bërë thirrje zyrtarëve izraelitë që të pranojnë një Palestinë të pavarur.

Të premten, ai ka vizituar disa qendra përkujtimore në shtetin hebre, përfshirë Yad Vashem-in, që u kushtohet viktimave të Holokaustit.
XS
SM
MD
LG