Ndërlidhjet

Francë: Konfirmohet vrasja e liderit të al-Kaidës në Mali


Pamje e ndërtesave të shkatërruara, që përdoreshin nga islamistët radikalë në Gao të Malit
Pamje e ndërtesave të shkatërruara, që përdoreshin nga islamistët radikalë në Gao të Malit
Franca thotë se njëri nga liderët kryesorë të militantëve islamikë të ndërlidhur me al-Kaidën, në pjesën veriore të Afrikës, është vrarë gjatë luftimeve me forcat e udhëhequra nga Franca në Mali.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, sot e ka konfirmuar “me siguri” se lideri i militantëve, Abdelhamid Abou Zeid, është vrarë në pjesën veriore të Malit, në fund të muajit shkurt.

47 vjeçari Abou Zeid konsiderohej si njëri nga liderët më radikal të al-Kaidës në Magrebin islamik.

Militantët e ndërlidhuir me të mendohet se janë përgjegjës për vrasjen e së paku dy personave të rrëmbyer nga Evropa.

Militantët islamikë të ndërlidhur me al-Kaidën e kishin pushtuar një hapësirë të madhe në pjesën veriore të Malit, pas grushtshtetit në Mars të vitit 2012.

Franca e ka filluar intervenimin e saj ushtarak në ish koloninë e vet, në mes të muajit Janar, për t’i ndalur militantët islamikë nga depërtimi në kryeqytetin Bamako.
XS
SM
MD
LG