Ndërlidhjet

Londër: Ekspertët atomikë në hetimet për vdekjen e Berezovskyt


Policia britanike e ka bllokuar rrugën për në shtëpinë e Berezovskyt
Policia britanike e ka bllokuar rrugën për në shtëpinë e Berezovskyt
Policia britanike thotë se në shtëpinë, ku është gjetur i vdekur oligarku dhe pasaniku rus, Boris Brezovsky, që ishte edhe kritik i Qeverisë së Rusisë, janë vendosur ekspertët atomikë, kimikë dhe biologjikë.

Në njoftimin e policisë thuhet se kërkimet nga ekspertët e këtillë po bëhen si masë “paraprake” për mbrojtjen e oficerëve, që po zhvillojnë hetime për këtë vdekje.

Sipas policisë, trupi i pajetë i Berezovskyt mbetet në shtëpinë e tij në Ascot afër Londrës.

Më herët policia britanike e ka përshkruar vdekjen e Berezovskyt si “të pashpjegueshme”.

Boris Berezovsky, 67 vjeçar, për një kohë të gjatë kritik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dje është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai ishte në mesin e biznesmenëve elitë rusë, të njohur si oligarkë, që krijuan pasuri nga privatizimi i kapaciteteve shtetërore, pas shkatërrimit të komunizmit në ish Bashkimin Sovjetik.
XS
SM
MD
LG