Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: Presidenti Obama e përfundoi turneun


Presidenti Barack Obama (majtas) dhe Mbreti Abdullah gjatë konferencës për shtyp në Aman
Presidenti Barack Obama (majtas) dhe Mbreti Abdullah gjatë konferencës për shtyp në Aman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përfunduar turneun katërditësh në Lindjen e Mesme, me vizitën e tij në qytetin e lashtë Petra të Jordanisë, gjatë ditës së djeshme.

Në fillim të vizitës së tij, Obama qëndroi në Izrael dhe në territoret palestineze. Kjo ishte vizita e tij e parë atje gjatë presidencës së tij.

Pas bisedimeve me Mbretin Abdullah të Jordanisë, të premten, presidenti Obama ka premtuar ndihmë plotësuese prej 200 milionë dollarësh për të menaxhuar strehimin e 460 mijë refugjatëve nga lufta civile në Siri.

Para se të largohej nga Izraeli, ditën e premte, Obama e ndërmjetësoi një bisedë telefonike ndërmjet kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe atij të Turqisë, Recep Tayiip Erdogan, për ripërtritjen e raporteve normale.

Marrëdhëniet e dy aleatëve të Shteteve të Bashkuara ishin dëmtuar rëndë pas ndërhyrjes së autoriteteve të Izraelit në një anije, me ç’rast u vranë 9 aktivistë propalestinezë të Turqisë.
XS
SM
MD
LG