Ndërlidhjet

OSBE vë re mangësi në zgjedhjet në Maqedoni


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë janë shprehur të shqetësuar për zgjedhjet lokale në Maqedoni, të cilat janë mbajtur të dielën.

Ata kanë thënë se kanë dëgjuar “pohime të besueshme për frikësim të votuesve dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore gjatë fushatës”.

OSBE vlerëson se janë të nevojshme reforma të mëtejshme në ligjin zgjedhor, “për të adresuar mangësitë në Kodin Elektoral”.

Vëzhguesit e këtij mekanizmi kanë thënë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar në mënyrë efikase dhe transparente.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, VMRO-DMNE ka fituar shumicën e komunave.
XS
SM
MD
LG