Ministri i jashtëm i Francës, Laurant Fabijus, ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e zonjës Catherine Ashton, “sot ka zhvillim pozitiv”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme të Francës, këto komente ai i ka bërë gjatë takimit me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot në Paris.
“Në mbledhje është biseduar për zhvillimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ky dialog, me ndihmën e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot ka zhvillim pozitiv”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme franceze.
Mëtutje theksohet se dialogu ka mundësuar që “të shqyrtohen mundësitë e forcimit të marrëdhënieve të dyanshme dhe vazhdimi i integrimit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”.
Nga ana tjetër, në njoftimin e Ministrisë së jshtme të Kosovës theksohet se në takimin Fabius – Hoxhaj, është rikonfirmuar mbështetja e Francës për Kosovën.