Ndërlidhjet

SHBA: Dënohen kërcënimet e fundit të K. Veriore


Pamje e Pentagonit në Arlington të Shteteve të Bashkuara
Pamje e Pentagonit në Arlington të Shteteve të Bashkuara
Pentagoni i ka dënuar kërcënimet e fundit të Koresë Veriore kundër caqeve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, duke thënë se është i gatshëm të përgjigjet në çfarëdo rasti.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, tha sot se kërcënimet paraqesin “retorikë luftënxitëse” dhe janë në shenjë të “modelit të njohur të përpiluar për ngritjen e tensioneve dhe për t’i frikësuar të tjerët”.

Koreja Veriore, më herët gjatë ditës, tha se njësitë strategjike rakteore tash i ka drejtuar kah bazat ushtarake amerikane në Guam në Havai dhe në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente u bënë dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, e kanë nënshkruar një marrëveshje për ushtrime ushtarake të përbashkëta në përgjigjje të ndonjë sulmi nga Koreja Veriore, pavarësisht se çfarë përmasash do të kishte ky sulm.

Koreja Veriore e ka lansuar një satelit në orbitë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por nuk besohet se ka raketë me rreze të gjatë veprimi, që do të mund t’i qëllonte caqet brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Pheniani e ka kryer provën e tij të tretë atomike, pas së cilës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të ashpra.
XS
SM
MD
LG