Ndërlidhjet

Thaçi takoi Haradinajn


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takim është biseduar për takimin e shtatë të Thaçit me homologun serb, Ivica Daçiq, dhe për zhvillimet politike ne vend, thuhet në njoftimin për media.

Po sipas tij, Thaçi, në këtë takim, ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se procesi i integrimit të pjesës veriore do të bëhet duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj, kanë diskutuar edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe nevojën e konsensusit në përmbylljen e këtij procesi të rëndësishëm, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Kryeministrit.
XS
SM
MD
LG