Ndërlidhjet

Stanishiq dhe Zhuplanin dënohen me nga 22 vjet burgim


Stanishiq dhe Zhuplanin në Gjykatën e Hagës
Stanishiq dhe Zhuplanin në Gjykatën e Hagës
Gjykata për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm të serbëve të Bosnjës, Miqo Stanishiq, dhe ish-shefin e policisë, Stojan Zhuplanin, me nga 22 vjet burgim, për shkak të mizorive të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë, në vitet 1990.

Gjykata ka thënë se të dy ata kanë marrë pjesë në fushatën për dëbimin e myslimanëve, kroatëve dhe jo-serbëve të tjerë nga rajoni.

Gjykimi i Stanishiqit dhe Zhuplaninit ka nisur në shtator të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG