Ndërlidhjet

Madonna bëhet miliardere


Madonna
Madonna
Këngëtarja e famshme amerikane, Madonna, është bërë miliardere.

Para dy vjetësh, prona e saj është vlerësuar në 700 milionë dollarë, por, si duket, mbretëresha e popit ka ditur të investojë si duhet paratë e saj.

Këngëtarja ka përfituar 10 milionë dollarë nga reklama për vodkën “Smirnof”, ndërkohë që parfumi i saj “Truth of Dare” i ka sjellë 60 milionë dollarë të tjerë.

Investimi në zinxhirin e palestrave “Hard Candy” ka qenë po ashtu fitimprurës për të, ashtu si edhe investimi në pijën dietale “Vita Coco”.

Nuk duhet të injorohen as të ardhurat nga shitja e albumit “MDNA”, apo ato nga turneu i saj botëror, i cili i ka sjellë më shumë se 305 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG