Ndërlidhjet

Bankat e Qipros rihapen sot


Ilistriim
Ilistriim
Bankat e Qipros, do të rihapen sot, pasi ato janë mbyllur për gati dy javë për të parandaluar depozituesit tërheqjen e kursimeve të tyre, pas krizës finaciare që ka pasur ky vend.

Kontrolle të rrepta, do të aplikohen pas një dekreti nga Ministria e Financave, ku do të ketë kufizime për tërheqjen e parave kesh.

Roje shtesë të sigurisë do të vendosen po ashtu pranë bankave, pas rihapjes së tyre.

Kufizimet vijnë pak ditë pasi Qiproja ka shmangur një situatë të vështirë financiare, duke nënshkruar marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, për ndihmë prej 10 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG